Tjera

Paraburgim Menxhiqit, Osmanit dhe Huruglicës, të dyshuar për korrupsion

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji zyrtarëve të Policisë në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike Lutfi Menxhiqi, Lavdim Osmani dhe ndaj qytetarit Driton Huruglica.

Sipas burimeve të gazetës Osmani është mbrojtur në heshtje, ndërsa Menxhiqi ka mohuar dyshimet ndaj tij.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.O për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe “Marrja e ryshfetit”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kurse të pandehurit L.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Derisa kundër të pandehurit D.H për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, transmeton Koha.net.

Gjykata thotë se ka marrë aktvendim dhe të pandehurve L.O, L.M dhe D.H ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, duke filluar prej datës 05.02.2020 deri me datë 05.03.2020.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Të pandehurit L.O dhe L.M në cilësinë e personave zyrtarë – zyrtar të Policisë së Kosovës, me detyrë në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dyshohen nga Prokuroria se kanë kryer veprat penale si më lartë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort