Kosova

“Para se me ardh në emision i thash shoqes tem a ta bëj iftarin sonte”, hoxha Drilon Gashin komenton deklaratën e Shefqet Krasniqit

Hoxha kosovar Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’.

Gashi në emisionin “Pressing” në T7 tha se në fenë islame nuk ka dallim mes burrit dhe gruas.

Ai madje tha i kërkoi bashkëshortes së tij, që t’ia përgatisë ai vetë iftarin, para se të vijë në emision.

“Unë para se me ardh në emision i thash shoqes tem a ta bëj iftarin sonte, më tha shko ti në emision se kësihovi po ta bëj unë.

Në fe nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Burri dhe gruaja në sytë e zotit janë një”, tha Gashi.

Kujtojmë se një deklaratë e mbrëmshe e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’, ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ky deklarim mori reagime të shumta nga deputetë, politikanë e qytetarë të Kosovës.