Kosova

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e hënë pritet shtim i vranësirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e kohë pas kohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat pësojnë rënie, parashikon Prishtina Weather.

Datat:

26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vranësirat gjatë ditës do të shtohen.  Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

28.09 – Vranësira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

29.09 – Më freskët e kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielën e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.