Bota

“Papritmas fillova të kisha të dridhura, dhimbje dhe ethe”- Gazetarja e medias prestigjoze rezulton pozitive me koronavirus

Gazetarja e medias prestigjoze CNN është infektuar me koronavirus. Brooke Baldwin njoftoi se rezultoi pozitive me COVID-19 të premten.

“Jam mirë. Papritmas fillova të kisha të dridhura, dhimbje dhe ethe,”- shkroi ajo në një postim në Instagram.

Baldëin është gazetarja e dytë e CNN që rezulton pozitive me koronavirus. Gjithashtu Chris Cuomo rezultoi pozitiv në fillim të javës.

Baldëin tha se kishte ndjekur të gjitha masat e duhura. Gjithashtu sqaroi se mbajti distancimin shoqëror që po praktikohet nga të gjithë në çdo vend të botës.

Por tregoi se është e shëndetshme dhe mezi po pret të kthehet në televizor.