Bota

Papa kërkon falje për rrahjen e duarve të një gruaje, e cila e kapi dhunshëm atë

Papa Françesku ka kërkuar falje për rrahjen e duarve të një gruaje, e cila e kapi dhunshëm atë gjatë evenimentit për Vit të Ri në St. Peter’s Square.

Video e bërë nga televizioni i Vatikanit, shfaqën pamjet ku shihej Papa i nervozuar e duke goditur duart e gruas, transmeton Koha.net.

Papa gjatë fjalimit të tij për Vitin të Ri kërkoi falje duke thënë: “Dashuria na bënë ne të kemi durim. Nganjëherë ne humbim durimin, edhe unë. Më vjen keq për shembullin e keq që unë dhashë dje”.