Bota

Papa Françesku nuk i lë besimtarët t’ia puthin unazën

Një video e filmuar në qytetin italian Loret ku shihet se si Papa Françesku nuk i lë besimtarët t’ia puthin unazën, është bërë virale në internet.

Kreu i kishës katolike është kritikuar nga besimtarët konservator, që konsiderojnë se Papa me këtë po tenton të shuaj këtë traditë.

Megjithatë mediat në Vatikan kanë shkruar se pamjet origjinale të transmetuara nga televizioni i Vatikanit, tregojnë sesi ai për 13 minuta kishte përshëndetur besimtarët dhe gjatë 10 minutave të parë 41 persona e kanë përshëndetur.

Në videon që po qarkullon në internet, shihet se si Papa Françesku ua largon dorën 19 personave që dëshironin t’ia puthnin unazën në gisht, madje një burrë gabon dhe puth dorën e tij.