SPORT

Pandev bëhet golashënuesi i dytë më i vjetër në histori të Kampionateve Evropiane

Sulmuesi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, ka shënuar golin e parë në histori të shtetit të tij në një Kampionat Evropian, në humbjen 3:1 kundër Austrisë.

Me këtë gol, Pandev është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër në histori të evropianeve, transmeton Klan Kosova.

Me 37 vite dhe 321 ditë, Pandev është golashënuesi i dytë në histori pas Ivica Vastic nga Austria në vitin 2008 (38 vite dhe 257 ditë).