OPINION

Pandemia sfida më e madhe e njerëzimit?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Kriza më Koronavirus është sfida më e madhe më të cilën po ballafaqohet bota. Pandemia erdhi papritur dhe shumë shtete të zhvilluara nuk i gjeti shumë të përgatitura.

Po ndodhin viktima të shumta njerëzore, sidomos në Itali, Amerikë e disa shtete tjera. Ende nuk po ekziston ndonjë vaksinë përkatëse. Ka hipoteza të ndryshme së mos kjo pandemi është prodhim laboratorik, apo edhe ndonjë armë kimike?!Deri më tash këto janë më shumë spekulime. Kjo situatë është duke e rënduar edhe situatën ekonomike në nivel botëror. Zhvillime të tilla të ngjarjeve kane ngjallur edhe diskutime të arsyeshme së sa gjatë mund të zgjasin masat restriktive. Ka zëra së parashikimet e mjekëve të specializuar nuk janë të mjaftueshme, dhe së më këtë punë duhet të merret edhe politika. Nga të gjitha debatimet që po i dëgjojmë shtrohet pyetja, së cilët njerëz të politikës dhe ekspertë te lëmive të ndryshme do të kishin bërë kthesa pozitive? Natyrisht së një kombinatorikë e mjekëve që e njohin mirë këtë materie dhe ekspertëve, do të menaxhonte më mirë krizën, dhe më lehtë do të mposhtët pandemia. Natyrisht së kriza epidemike ka provokuar krizë të madhe financiare me falimentime te shumë bizneseve. Politika siç po shohim në krizën pandemike, është bërë peshore e ruajtjes së interesave, më synim që ta arrihen rezultate të dëshiruara në situatën e krijuar. Kurse infektologët më mundësitë dhe dijen kanë ardhur deri të përfundimi që për një kohë të preferohet karantina shtëpiake, si masa më efikase kundër kësaj murtaje. Në këtë luftë janë inkuadruar shumë njerëz të profesioneve nga fusha ekonomike, deri të sociologët. Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë kur bëhet fjalë për një karantinë të tillë për një kohë të gjatë, më motivacion së ekonomia do ta ketë vështirë të rimëkëmbët. Kurse sociologët dhe psikologët mendojnë së do të vjen deri të papunësia masovike, e cila tërheqë reperkusione të varfërimit në shkallë të gjerë, pastaj do të theksohet shumë dobësimi i anës psikologjike të njerëzve, ku do të kemi dhunë në familje, deri të vetëvrasjet. Sigurisht së këto janë disa nga faktorët ndikues sipas specifikave të  vendeve të ndryshme. Aktualisht është e rëndësishme që të këtë sa më pak viktima njerëzore. Ka shumë mendime së bota pas gjithë këtyre përjetimeve nga pandemia, do të duket më ndryshe, por qe ende nuk ka saktësime së çfarë edhe në fakt do të jetë. Një rend i ri botëror po na pret, dhe së a do të mbetet sistemi kapitalist i fuqishëm çfarë është, do të jetë pikëpyetje e madhe, apo do të lindin edhe sisteme më ndryshe?! Sigurisht së shfaqja e epidemisë do ta ndryshon shumë njerëzimin, të shpresojmë më shumë për të mirë, apo ka mundësi, që në vitet e ardhshme të ndeshemi edhe me fenomene edhe më të fuqishme?!.Kanë ndodhur gjëra që nuk i kanë parashikuar shumë fizikanët më me nam të botës. Natyrisht së këto janë vetëm disa nga parashikimet e mundshme…?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.