SHËNDETËSIA

Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

Paraqitja e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit të njerëzve.

Shpallja e koronavirusit si pandemi, ka çuar në shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut dhe rrjedhimisht kufizimin e lëvizjes, por edhe të karantinës shtetërore.

Të përballur me rrethana të reja, kategoritë e njerëzve që kanë bërë jetë dinamike, e cila ka imponuar ushqime të shpejtë dhe jo të shëndetshëm, tani dy muaj kanë aplikuar një regjim krejt të ndryshëm ushqimor, duke e përgatitur në shtëpi. Kjo, sipas ekspertëve, shihet si shumë pozitive pasi njerëzit duhet të kenë kujdes jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga ushqimet që mund të jenë shkaktarë të sëmundjeve tjera.

“Mendoj se njerëzit janë vetëdijesuar se duhet të jemi në gjendje gatishmërie gjatë tërë kohës që të luftojmë sëmundjet e ndryshme, jo vetëm në këtë rast të pandemisë, por për sëmundje tjera që janë të lidhura ngushtë me ushqimin. Ne e dimë se ushqimi kohëve të fundit është bërë edhe arsyeja kryesore e paraqitjes së një numri shumë të madh të sëmundjeve. Të ushqyerit e shëndetshëm në vazhdimësi, mendoj këtu për të gjitha moshat, në njëfarë mënyre edhe e përgatit trupin tonë, e bën një luftëtar të madh ndaj të gjitha rreziqeve të jashtme”, thotë për Evropën e Lirë, Valbona Kadriu, dietologe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.