EKONOMI

Pandemia ka përgjysmuar çmimet e pushimeve

Kushdo që vitin e kaluar ka lakmuar të pushojë në vende ekskluzive, mbase kësaj vere do ta ketë të mundur shkuarjen në to.

Sivjet çmimet në Dubai, Egjipt, Maldive apo vende tjera më ekstra, janë përgjysmuar për shkak se operatorët turistikë në këto vende po synojnë të rikthejnë turistët e munguar gjatë pandemisë. .

Edon Abdullahu nga Max Travell, thotë se janë pikërisht këto çmimet arsyet pse sivjet ka më shumë vizitorë në këto vende, njofton Klan Kosova.

Rimëkëmbjen në këtë fushë, pas një viti të vështirë, e konfirmon edhe Agnesa Sadiku nga My Travel.

Por derisa në vendet ekskluzive ka zbritje çmimesh deri në gjysmë, në Kosovë, nuk ka kësi praktike nga operatorët turistik.