SPORT

Pandemia i “shëroi problemet e brendshme” në Serie A

Shumë shpejt Paolo dal Pino e kuptoi që lista ilustruese e emrave në rezymenë e tij të shkëlqyeshme – vitet e gjata të kaluara në disa prej bordeve të korporatave më të rëndësishme të Italisë, përvoja që e kishte marrë nga kjo punë – nuk ishte përgatitje e përshtatshme për drejtimin e elitës së futbollit, Serie A.

Në fund të fundit, Serie A nuk funksionoi si ish-punëdhënësit e tij, gjigandi industrial “Pirelli”, ofruesi i shërbimeve të telekomit “Wind” apo ndërmarrja e komunikimit “Telit”, ku ai mbetet shef ekzekutiv, edhe pasi ai ra dakord të merrte përsipër detyrën kreut të elitës së futbollit të Italisë në janar të këtij viti. Liga nuk kishte një hierarki të përcaktuar ose një sens qëllimi.

Në vend të kësaj, ajo kishte hiç më pak se 20 kryetarë të 20 skuadrave, që vazhdimisht grindeshin mes vete. Ishte një kopsht shkollor dhe një dhomë debatimi, e mbushur nga politika e brendshme dhe e prekshme nga grindjet e padurueshme, shkruan NYT, transmeton KOHA. Një fraksion, përfshirë shumë prej klubeve të mëdha të ligës, u mblodh përreth Claudio Lotitos, president i Lazios. Të tjerët u grumbulluan rreth Juventusit, superfuqisë së Italisë.

Numri në rritje i pronarëve amerikanë – Roma, Milani dhe Fiorentina – kishte përsëri një grup tjetër idesh. Shanset për rifillimin e ligës dhe për një përgjigje të unifikuar ndaj krizës së koronavirusit, atëherë – marrja e një rruge përmes ndërprerjes së detyruar, gjetja e një rruge për t’u kthyer në fushë, ajo që plotësonte të gjitha agjendat konkurruese – duhej të ishin të largëta. Mund të pritej të prishte ligën për mirë. Mirëpo, në vend të kësaj, Dal Pino mendon se pandemia mund ta ketë shëruar Serie A.

“Ka më shumë unitet se më parë”, insiston Dal Pino.

Shpjegimi i tij është që si president i një lige futbolli diçka paksa qe e papritur: Seria A mund të punojë së bashku pikërisht sepse nuk kishte lojëra. Mungesa e veprimit në fushë, tha Dal Pino, “pastroi tryezën e shumë çështjeve personale mes presidentëve të skuadrave”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.