EKONOMI

Pandemia COVID-18 ‘shkatërron’ sektorin e turizmit në BE

Sektori i turizmit në Bashkimin Evropian ra me 75 për qind në qershor mbi baza vjetore, ndërsa sektori i përgjithshëm i shërbimeve regjistroi një rënie prej 16.4 për qind për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, aktiviteti i operatorëve turistikë ka rënë më 83.6 për qind.

“Midis sektorëve të detajuar brenda sektorit të turizmit, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë ranë më së shumti apo 83.6 për qind, pasuar nga transporti ajror më 73.8 për qind, akomodimi më 66.4 për qind dhe restorantet më 38.4 për”, vëren Eurostat.

Në muajin qershor u pa një rimëkëmbje kundrejt muajit prill, periudha kulmore e pandemisë, për shkak të rihapjes së aktiviteteve ekonomike.

Masat për të ndaluar përhapjen e virusit kanë goditur thellë disa sektorë, veçanërisht udhëtimet, aviacionin, turizmin dhe prodhimin.

Që prej shfaqjes fillimisht në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.