Kombëtare

Pamjet me dron nga Tirana e boshatisur si kurrë më parë! /VIDEO

E gjithë Shqipëria pas orës 13:00 ka rënë në një heshtje totale, ku gjithçka dëgjon janë vetëm disa cicërima zogjsh dhe gjithçka që sheh janë vetëm patrullat e policisë që qarkullojnë në rrugë për të monitoruar situatën në vend. Të gjithë qytetet janë të boshatisura, ku qytetarët janë të kyçur në shtëpitë e tyre dhe të gjitha makinat e parkuara. Asnjë qarkullim, asnjë lëvizje, qetësi!. Report Tv ka sjell me dron pamje nga Tirana e cila duket e boshatisur dhe e qetë si kurrë më parë.

Urdhri i kryeministrit Rama ditën e djeshme se pas orës 13:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënës ndalohet qarkullimi për të gjithë dhe gjithçka do të qëndrojë e mbyllur është zbatuar. Në rrugë të vetmet që kalojën janë ambulancat dhe makinat e ushtrisë e policë. Makinat e akredituara që lejohen të qarkullojnë, që numërohen me gishtat e dorës, i kalojnë kontrolleve të policisë për të parë dokumentacionin përkatës që u lejohet qarkullimin.

Qyteti i Fierit, ashtu si dhe qytetet e tjera të vendit është i heshtur, pa qarkullim njerëzish dhe makinash në rrugë. Gjithçka që shkon janë vetëm patrullat e policisë dhe forcat ushtarake që qarkullojnë për të monitoruar situatën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.