Kombëtare

Pamjet e ekzekutimit të Kastriot Reçit

SYRI ka siguruar një video ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit mirditor, Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në qytetin e Rrëshenit.

Siç duket në video, Kastriot Reçi ka mbërritur me makinë dhe e ka parkuar pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij.

Në këmbë ai ka dalë në shëtitoren e qytetit ku është takuar me një person që mendohet se është familjar që kishte dhe një fëmijë të vogël me vete.

Në këtë moment teksa qëndronte në këmbë ai është qëlluar me një plumb nga një snajper që ishte pozicionuar në katin e 7 të një pallati rreth 100 metra larg vendit ku u vra Kastriot Reçi.

Ky është momenti kur Kastriot Reçi bie në tokë pas plumbit të marrë dhe janë njerëzit të cilët largohen.

Vetëm pak sekonda më pas ata afrohen dhe marrin trupin e Kastriot Reçit dhe i fusin ne automjetin tip Mercedes Benz për ta çuar në Spitalin e Rrëshenit, por gjithçka ka qenë e kotë.

Momenti i ekzekutimit: