Kombëtare

PAMJE: Ushtria e Serbisë dy kilometra larg nga pika kufitare në Jarinje

Janë bërë tetë ditë që nga e hëna kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave të automjeteve që futen në territorin e vendit.

Janë bërë tetë ditë që nga e hëna kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave të automjeteve që futen në territorin e vendit.

Mediat serbe pak më parë kanë raportuar se pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë me katër automjete të blinduara janë vendosur dy kilometra nga vendkalimi në Jarinje, në drejtim të Rashkës.

Tutje u theksua se ushtria serbe është në gatishmëri të lartë për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës dhe në tri ditët e fundit, avionët luftarakë dhe helikopterë të ndryshëm kanë fluturuar në afërsi të territorit të Kosovës.

Duhet përkujtuar që në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë të qëndrojnë Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët po përkujdesen për rendin dhe qetësinë në këtë anë.

Duhet përkujtuar që për dallim nga pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak ku serbë të shumtë kanë vendosur kamionë si barrikada në shenjë proteste, serbët në pikat kufitare si Merdare e Dheu i Bardhë po vendosin targat provuese.