Kombëtare

Pamje të rënda të të lënduarve nga përleshja e policisë me banorët e Shtërpcës

Me dhunë dhe gaz lotsjellës është përcjellë protesta e banorëve të Bitisë së Poshtme të Shtërpcës të martën pasdite.

Banorët u përballën me rezistencë të njësitit special të Ferizajt kur aty u mblodhën për t’i kundërshtuar punimet që po vazhdojnë tash e sa kohë, për ndërtimin e hidrocentralit.

Protesta kaloi me përleshje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku mes të lënduarve pati edhe fëmijë

Banorët e Bitisë së Shtërpcës, protestat e tyre i shtuan gjatë muajve të fundit, kur aty rifilluan punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.