Bota

Pamje të rënda: Eliminohet me plot 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

Një polic meksikan, i cili ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme në një parking.

Makina ku ai ndodhej është qëlluar nga një breshëri plumbash. Sipas raportimeve të mediave meksikane, polici 30-vjeç i identifikuar vetëm si Eduardo, është vrarë para ndërtesës së një qendre tregtare në Kuliakan.

Gjatë muajit të kaluar ai kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman, El Chapo.

Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.