Bota

Pamje rrëqethëse nga Bejruti: Babai i tmerruar nuk di si të reagojë, fut djalin poshtë tavolinës

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku, i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të mitur.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur pa që dridhjet filluan të shtoheshin akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të. Sakaq, kujtojmë që në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.