Kosova

Pamje nga koncerti i grupit “Gjurmët”

Sonte (e mërkurë), në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, grupi “Gjurmët” ka mbajtur koncert në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pas 31 vitesh ata janë rikthyer në skenë, me këngët që tashmë kanë zënë hapësirë në kujtesën e secilit nga ne.

Më poshtë mund të shihni disa pamje nga koncerti i grupit të lartpërmendur, ku shihet një numër i madh i njerëzve që jan shihen duke u argëtuar nën ritmet e grupit “Gjurmët”.

Pamje nga koncerti i Gjurmëve (Foto: Telegrafi)

“Gjurmët” shquhet si një nga grupet më ikonike të muzikës ‘rock’ në trojet shqiptare. Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Përndryshe, të gjitha të hollat qe mblidhen nga ky koncert shkojnë për nder të 70-vjetorit të Shkollës së Muzikës, “Prenk Jakova”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.