Kosova

Pamje mahnitëse nga ushtrimet e rënda të FSK-së (Foto)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një njësi e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”.

Ministri ju ka uruar sukses ushtarëve dhe thotë se ka besim maksimal në arritjet e tyre.

Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”.

Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që njësitë tona të konfirmojnë shkathtësitë e tyre dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Forca djema dhe vasha tona!

Kemi besimin maksimal në fitoret tuaja!

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483