Tjera

Pamje kur truprojat dhe policët e arrestojnë dhe godasin aktivistin e VV -së që e quajti hajn Thaçin

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka bërtitur “hajn” dhe “pronto” në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaci gjatë kohës sa ky i fundit po mbante një konferencë për media.

Ky aktivist që ishte jashtë rrethojave të objektit të kuvendit, është ndjekur nga truprojat e presidentit, derisa, më vonë është arrestuar.

Gjatë arrestimit, reaguan edhe disa kalimtarë të rastit të cilët ishin në vend të ngjarjes.

Personi në fjalë është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.