Kosova

Pallati i Drejtësisë mbetet pa ujë si pasojë e prishjes së gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar ndaj dëmtimit të sërishëm të gypit të ujësjellësit nga investitorët privatë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se neglizhenca e investitorit privat dhe Inpekcionit të Komunës së Prishtinës lë sërish konsumatorët e tre zonave pa ujë të pijshëm.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e saj, duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm”.

Sipas kompanisë, ekipet e saj e kishin sanuar gypin e dëmtuar nga ndërtuesit privat me datë 4 korrik, por mbremë është shkaktuar defekt edhe më i madh dhe tani pa ujë është edhe Pallati i Drejtësisë.

“Pas neglizhencës së Investitorit dhe Inspekcionit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbrëmë ka ardhë deri te kolapsi i terenit dhe është shkaktuar defekt edhe më i madh, ashtu siç i kemi paralajmëruar më herët, dhe përveq zonave të lartëcekura sot pa ujë është edhe vet Pallati i Drejtësisë, në tërësi” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.