Kosova

Pallaska/ VV dëshiron shoqëri të nënshtruar, i pengon zëri im i lirë

Avokati Dastid Pallaska ka thënë në emision Pressing në T7 se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të shtypë mendimin e lirë. Për këtë ai e merr shembull interpretimin e normave ligjore nga kjo parti. Ai thotë se VV’së i pengon fjala e lirë e ekspertëve juridik sikur ai.  

‘’VV dëshiron të shoqëri të nënshtruar, i pengon zëri im i lirë’’, thotë Pallaska.  

Por Pallaska në anën tjetër thotë se VV e dëshiron elektoratin e zemëruar.

‘’Ata e dëshirojnë elektoratin e zemëruar dhe të armiqësuar ndaj partive tjera. Thotë populli që kur je i zemëruar mos merr vendime por prit deri sa të qetësohesh. Këta e bëjnë të kundërtën’’, shton ai.’’

Tutje Pallaska ngrit një paralele mes kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, dhe presidentin Hashim Thaçi.  

‘’Thaci në vitin 2007 është Albin Kurti i vitit 2020. Ai ka qenë zëri i qytetarëve atë kohë. LDK atë kohë kishte një qeverisje të dobët dhe lajmet për korrupsion bënin normën. Thaci vinte dhe premtonte sundim të ligjit dhe inskenonte disa arrestime spekatakolare.’’

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.