Kosova

Pallaska për Vetëvendosjen: Kjo është arsyeja pse kriminelët e këtyre 22 viteve e kanë gjetur shpëtimin te kjo parti

Juristi Dastid Pallaska ka thënë se mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar fushatë në qytete zbulon më së miri sloganin që i përshtatet politikave të kësaj partie politike.

Kjo sipas Pallaskës, i bie rrugë pa krye.

Këto komente juristi kosovar i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Kjo rrugë mundet me u zbukuru me shirita me ngjyra të ndryshme por nuk shpie askund! Kjo shpjegon pse zyrtarët e kësaj partie politike në një debat po thonë që programet politike do t’i shpalosin pas fitores”, thotë ai.

“Nejse, sonte së paku një fakt u zbulua. Kjo parti politike paska hequr dorë nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme.  Mbase, kjo është arsyeja pse kriminelët e këtyre 22 viteve shpëtimin po e kërkojnë dhe duket se e kanë gjetur te kjo parti politike”, shtoi i njëjti.

Shkrimi i plotë:

MARRËSHIM PA DESTINIM!!!Mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon fushatën nëpër qytete pa dashje zbulon sloganin që më së miri i përshtatet politikave të kësaj partie politike.Rrugë pa krye, me u shprehë ma qartë. Kjo rrugë mundet me u zbukuru me shirita me ngjyra të ndryshme por nuk shpie askund!Kjo shpjegon pse zyrtarët e kësaj partie politike në një debat po thonë që programet politike do t’i shpalosin pas fitores.Nejse, sonte së paku një fakt u zbulua. Kjo parti politike paska hequr dorë nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme. Mbase, kjo është arsyeja pse kriminelët e këtyre 22 viteve shpëtimin po e kërkojnë dhe duket se e kanë gjetur te kjo parti politike.