Bota

Palestina refuzon rreth 1.4 milionë vaksinat që do të merrte nga Izraeli, shkak data e afërt e skadimit

Autoritetet palestineze anuluan marrëveshjen për të marrë vaksina kundër COVID-19 që skadojnë së shpejt nga Izraeli.

Ky vendim vjen pasi dërgesa fillestare tregoi një datë skadimi më shpejt sesa ishte rënë dakord, tha Ministrja e Shëndetësisë në Palestinë.

“Ata na thanë se data e skadimit ishte në korrik ose gusht, e cila do të lejojë shumë kohë për përdorim. Por (skadimi) doli të jetë në qershor. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t’i përdorur ato, kështu që ne i refuzuam ato ” tha Ministrja e Shëndetësisë e Palestinës, Mai Alkaila, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Një zëdhënës palestinez tregoi se dërgesa fillestare prej rreth 90 mijë dozash u kthye përsëri në Izrael. Shteti Izraelit dhe Palestina njoftuan një marrëveshje për shkëmbimin e vaksinave më herët të Premten.

Sipas saj Izraeli të dërgonte deri në 1.4 milion doza Pfizer-BioNTech në shtetin palestinez, në këmbim të marrjes së një numri reciprok të dozave më vonë këtë vit.

Në ndërkohë në deklaratën që njoftonte marrëveshjen, Zyra e Kryeministrit tw Izraelit, Naftali Bennett pati thënë se dozat do të “skadonin shpejt”.