OPINION

PAKOJA AHTISARI TË HIQET, BASHKIMI KOMBËTAR OPCIONI I VETËM !

Erald Selca

Pakoja Ahtisarit sa ma parë duhet hequr nga Kuvendi i Kosoves përkunder bllokadave ligjore etj të parapara me kushtetutë etj.

Ideali ynë dhe UÇK UÇPMB UÇK që luftuam dhe zhvilluam veprimtari kombëtare ishte Bashkimi Kombëtar , ky ideal ishte çdo herë prezent të shtresa atdhetare e pakët në numra po e madhe në vepra . Enver Hoxha lavdishëm gjenial largëpames thoshte gjithmonë Kosova është dhe do jetë Shqipëri.

Duhet luftuar për Bashkimin e trojeve tona me diplomaci , me luftë me çdo çmim sepse është amaneti i dëshmorëve nga Skënderbeu e deri sot , është e natyrshme dhe kur jemi të bashkuar do jemi më faktor në planin kombëtar ushtarak , arsimor sportiv kulturor njerezor etj Bashkimi Kombëtar një Shqipëri e fortë na nderon në botë.

Për t’u berë Bashkimi Kombëtar duhet lenë anash lokalizmat , bajraktarizmat e ndyra mentalitetin e pashalleqeve dhe duhet luftuar fundërrinat shqipefolese në mesin tonë . Ideja e Bashkimit Kombëtar duhet jetë permanente jo sezonale , elektorale e për marketing politik . Çdo shqiptar duhet ta ketë kombin shqiptar në radhë të parë e jo interesat personale partiake etj.

Një qiell me gjak dhe lot është derdh për Bashkimin Kombëtar .

Kur të jemi të bashkuar duhet treguar kujdes veçantë dhe për trojet e pushtuara nga armiqet pansllaviste dhe grek dhe për mërgaten shqiptare 🇦🇱✊ Nese nuk e bëjmë Bashkimin Kombëtar jemi kufoma të gjalla që kundërmojmë erë dhe të dështuar . Ashtu siç nuk e kam dashur jetën pa liri , nuk e dua jetën pa Bashkimin Kombëtar dhe vet populli duhet ti thyeje muret ndarese . As Europa e as bota nuk duhet vetur për fatet tona .

Ne duhet vdesim dhe veprojmë konkretisht për një shtet shqiptar superfuqi rajoni e me gjerë duke luftuar hajnite dukurite e keqija dhe duke berë progres me punë e dije .