SPORT

Pak ditë para meçit, Boksierja amerikane rezulton pozitive me koronavirus

Boksierja amerikane Mikaela Mayer thotë se i është “thyer zemra” pas testimit pozitiv me COVID-19 pak ditë para meçit të saj. Mayer 29-vjeçare ishte paraparë të boksonte të martën në Las Vegas me nigerianen Helen Joseph.

Mayer nuk ka pasur simptome dhe është befasuar që rezultuar pozitive.

“Mezi po prisja të ktheja boksin te ju. Jam e dëshpëruar për veten, skuadrën time, tifozët e mi dhe për kundërshtaren time, Helen Joseph, që ka punuar fort për të qenë këtu këtë javë dhe për të dhuruar spektakël për ju”, ka shkruar Mayer në Instagram.

Promotori i Top Rankut, Bob Arum, ka thënë se testimi pozitiv dëshmon se masat strikte që janë marrë për këtë mbrëmje po funksionojnë.

Në mbrëmjen në “MGM Grand” – që nuk do të jetë e hapur për tifozët dhe mediat – në meçin kryesor do të boksoj Shakur Stevensoni me Felix Caraballon.

Një mbrëmje e dytë do të mbahet të enjten në të njëjtën arenë. Do të ketë transmetim.

Mayer bokson në peshën super-pendël dhe i ka fituar 12 meçet e zhvilluara në boksin profesionist.