Kosova

Pahor: Korrigjimi i kufijve nuk bën t’i dëmtojë shtetet e rajonit

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor po e zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi.

Ai, siç përcjell FoNet, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit ka folur rreth asaj që po quhet “ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës” si mënyrë për t’u zgjidhur kontesti ndërmjet dy vendeve .

“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, citon FoNet të ketë thënë Pahor, transmeton Koah.net.

Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme.

“Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm“, ka thënë në fund Pahor.