SPORT

Paga e çmendur që e fiton Dana White si president i UFC’së – garon me yjet e MMA

Dana White ka bërë një karrierë jashtëzakonisht fitimprurëse si president i UFC, me një vlerë neto prej 500 milion dollarë së bashku me një pagë të raportuar prej 20 milion dollarë.

51-vjeçari është fytyra e sportit të arteve parciale të përziera dhe ka qenë vendimtar në rritjen e MMA-së, po ashtu si kompani.

Ai ka të ardhura deri 500 milionë dollarë, sipas Wealthy Gorilla, dhe ai merr po ashti nëntë për qind të fitimeve si promovues, duke fituar ekstra 20 milionë euro në vit.

Në fillimet e tij, White ka menaxhuar luftëtarë si Chuck Liddell dhe Tito Ortiz, para se të dëgjonte UFC po kërkonte një blerës të ri.

Ai ra në kontakt me zyrtarët e kompanisë dhe mikun e tij Lorenzo Fertitta i cili bleu UFC-në për dy milionë dollarë, duke punësuar Whiten si president.

UFC kishte vështirësi fillimisht, por më pas erdhi shpërthimi që i rrit vlerën rreth katër miliardë dollarësh në vitin 2016, derisa aktualisht vlerësohet rreth dhjetë miliardë. /Telegrafi/