SPORT

Paga e çmendur e Neymar pas rinovimit me PSG-në

Teksa të gjitha klubet po i ulin pagat për shkak të krizës ekonomike për shkak të pandemisë, PSG-ja nuk e ka fare problem t’i shpërblejë dhe t’i paguajë mjaft mirë futbollistët.

L’Equipe raportoi mbrëmë se Neymar dhe PSG e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re dhe pritet vetëm njoftimi i kampionëve në fuqi të Francës që mund të vijë këtë vikend.

Sipas L’Equipe, marrëveshja e re e sulmuesit brazilian do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërkohë që ka klauzolë për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër.

Nga kjo kontratë, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Neymar do të përfitojë 30 milion euro në sezon, ndërkohë që PSG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus të “majmë” për sulmuesin në rast se fitojnë Champions League.