Kosova

Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në nuk do të na dobësojë – thotë Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti për nder të festave të 28 Nëntorit, sot ka bërë homazhe tek kompleksi memorial Adem Jashari, në Prekaz.

Pas homazheve në një prononcim për media, Kurti tha se sot bëri homazhe bashkë më bashkëshorten e Rexhep Selimit.

Kurti tha se  23 vite më parë, më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj bën shpalljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mirëpo siç tha ai drejtësia do të ngadhënjejë.

“Në homazhet e sotme në Prekazin historik, ishim me Shqipen por pa Rexhën, bashkëshorten  e tij i cili më 28 nëntor të vitit 1997, bëri shpalljen publike të UÇK me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinaj. Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në me siguri nuk do të na dobësoj do t’i tejkalojmë këto vështirësi sepse patjetër do të ngadhënjejmë”, ka thënë Kurti.