Kosova

Padia ndaj Haradinajt në ditën e Masakrës së Reçakut/ Dhuratë më të bukur për Vuçiçin

Padia e kryeminsitrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagimin e gazetarit Bledian Koka.

Përmes një postimi në Facebook, ky I fundit I kujton shefit të qeverisë në Tiranë se nuk tha asnjë fjalë për Masakrën e Reçakut, e cila u përkujtua sot.

Sipas Kokës, dhuratë më të bukur nga Rama për Aleksandër Vuçiç nuk mund të kishte.

“Bravo Edi Rama! Në 21 vjetorin e Reçakut asnjë fjalë për masakrën, por plot 1 padi për shpifje për Ramush Haradinaj në Gjykatën e Prishtinës…

p.s…dhuratë më të bukur për Aleksander Vuçiç në një ditë feste për çetnikët serbe s’mund të kishte”, shkruan Koka në postimin e tij.

Bravo Edi RamaNe 21 vjetorin e Recakut asnje fjale per masakren, por plot 1 padi per shpifje kunder Ramush Haradinaj ne…

Gepostet von Bledian Koka am Mittwoch, 15. Januar 2020