Kosova

Pacollit ambasadorit gjerman/ Heshte ndaj shkeljeve të Kushtetutës nga Kurti

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk i ka pëlqyer përgjigja e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, pas thirrjes së këtij të parit që ambasadorët e huaj t’i ndihmojnë të kthehet në Kosovë.

Pacolli, i cili po kërkon të kthehet në Kosovë, për të qenë pjesë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do të pres që të reagojnë disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.

Këtij postimi i është përgjigjur, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se në lidhje me këtë nuk mund të jap ndonjë këshillë në lidhje me situatën, për shkak se vet ai është i mbyllur në Kosovë që nga 13 marsi.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Pacollit, i cili ka akuzuar ambasadorin gjerman për heshtje ndaj, sic thotë ai, shkeljes së Kushtetutës që i ka bërë kryeministri Kurti.

“Një qasje më parimore në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me kushtetutë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Sot gjatë ditës, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u bë kryetemë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë.

Pacolli reagoi ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se po e pamundësojnë kthimin e tij në atdhe, dhe se ai nuk ka nevojë të qëndrojë në karantinë, pasi që ka qëndruar i karantinuar për dy muaj në Zvicër.

Ndërsa këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, bërë të ditur sot pasdite se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga aeroporti i Luganos është nisur për në Kosovë.

Së fundmi këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.