Kosova

Pacolli: Taksa s`është diçka e fortë që ne e kemi në dorë

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se nuk duhet të mendohet që taksa ëhtë diçka e fortë në dorën e Kosovës.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK1.

“Taksa ka qenë e nevojshme e e drejtë. Ajo si e tillë ka luajtur rolin e vet dhe ka tërhequr vëmendjen e spektrit ndërkombëtar. Sigurisht që ka pasur mbështetës e kundërshtarë të mëdhenj të saj. Unë nga eksperienca e takimet e shumta them se taksa ka qenë e nevojshme dhe ka luajtur rol të favorshëm për Kosovën. Por kemi ardhur tek momenti, ku ne duhet të veprojmë në favor të interesit të Kosovës. Kjo taksë mos të banalizohet. Taksa nuk është diçka jashtëzakonisht diçka e fortë që ne e kemi në dorën tonë”.

Pacolli ka theksuar se Kosova me taksën ka treguar se është shtet, që nuk nënshtrohet.

Ai ka thënë se Serbia e ka përdorur taksën për të luajtur rolin e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.