Kosova

Pacolli: Sllovakia do t’i përmbahet linjës së BE-së për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Sllovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Kosova do të hapë dyer të reja dhe do të mbajë të hapura dyert e miqësisë me të gjithë vendet e botës, posaçërisht me ato europiane, apo anëtare të Bashkimit Europian. Takim konkret dhe rezultativ me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok. Slovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë. Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet.