Kosova

Pacolli: Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, sot ka takuar homologun e tij çek, Martin Stropincky, gjatë të cilit takim janë pajtuar që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Një takim shumë të frytshëm pata sot me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë. Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë, të prodhojmë rezultate për ekonomitë tona, për qytetarët tanë. Prej një kohe të gjatë nuk kemi patur takime në nivel zëvendëskryeministrash. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në baza dypalëshe dhe shumëpalëshe. E ftova zëvendskryeministrin Stropincky të vizitojë Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi. /Kosova.info/