Kosova

Pacolli premton liberalizim të vizave

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur tubim zgjedhor në Prizren. Kreu i kësaj partie, Bexhet Pacolli, nga Prizreni ka premtuar liberalizim të vizave në muajt e ardhshëm.

Ai tha se këtë ia konfirmoi ministri finlandez me të cilin ishte takuar sot gjatë ditës.

“Ne jemi pak ndryshe jemi njerëz të punës dhe rezultatet e punës i rendisim në rend të parë, jemi parti evropiane, liberale që angazhohemi për përmirësimin e standardit jetësor, përparimin dhe ngritjen e rezultateve të punës. Është dëshmuar se prej fjalëve dhe premtimeve nuk ka asgjë, por me vepra. E vetmja derë e hapur për ardhmërinë e Kosovës është kush, kur, këtu ka punë, këtu punohet prandaj jam fanatik i punës sepse unë në jetë kom provu ndryshe por nuk ka bërë mënyra e vetme për tu ngritur është puna, unë e shoh ardhmërinë përmes punës në Kosovë.  Kosova ka diçka që të tjerët nuk e kanë rininë, aktive të shëndoshë dhe dinamike. E vetmja arsye që më mban këtu dhe kërkoj votën e juaj është rinia, do të doja që rinia jonë të jetë ajo që do të udhëheqë me fatin e Kosovës”, tha Pacolli.

“Unë jam i bindur që në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi, ju do të jeni ata që do të barazoheni me rininë e rajonit, ju do të udhëtoni lirshëm. Sot kisha në takim ministrin e Finlandës dhe njëfarë mënyre kjo me u konfirmua, por kjo do të ndodhë, do të plotësohet obligimi i madh që BE e ka ndaj Kosovës. Liderët po vrapojnë kush po shkon  i pari me dialogu është proces i pandalshëm, ekonomia e Kosovës do të merr pjesë në mekanizmat global dhe aty do të ketë numër të madh të vendeve të punës, e aty janë dy shtylla, shërbimet globale. Shtylla tjetër do të jetë prodhimi”.

Pacolli ka kritikuar autostradën e “Dukagjinit” derisa ka thënë se njerëzit normal nuk e përmendin ndërtimin e kësaj autostrade kur mund të bëhet rrugë me 4 korsi rruga ekzistuese.

“Ne flasim për Autostradën Prizren-Pejë, nuk e di a duhet me qenë normal vetëm me përmend e lere më me bërë , ajo autostradë do tu bie livadheve të qytetarëve dhe ajo do të kushtoj shumë ndoshta dikujt do t’i konvenoj. Kosova ka nevojë për gjëra tjera, dikush ia ka vnu mendjen dhe donë me përfitu”.

Pacolli ka thënë se do të bëjnë koalicion me ndonjë parti që do të ketë vota më shumë, por ka kërcënuar se koalicionin mund ta Prishtinë menjëherë nëse projekti për Trepçën nuk finalizohet pikë për pikë.

“Trepça për me u rivitalizu duhet një qasje komplet ndryshe, ajo duhet të ndahet në njësi punuese të vogla dhe t’i gjendet investitori në njësi të vogla punuese. Sot Trepçën e kanë bë një ligj që për mu nuk ekziston dhe do ta mbajnë ‘Si specat turshi’. Ne do të bëjmë koalicion me një parti tjetër që do të ketë më tepër vota me ta do të bisedojmë çdo pikë të kontratës së koalicionit dhe kjo kontratë do të jetë garancia që projekti jonë qind për qind do të bëhet në moment që nuk bëhet ne do të tërhiqemi nga koalicioni”

Shpend  Shuki, ushtrues detyre i kryetarit të degës së AKR-së në Prizren, tha se si AKR zotohen për mirëqenien e qytetarëve.

“Ne si koalicion jemi zotuar të përballemi me sfida në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme përforcimin në rendin ndërkombëtar për arsim cilësor, do te krijojmë kuadro produktive do të krijojmë reforma në shëndetësi, ne fillim të mandatit do të punojmë ngushtë në forcimin e sektorit privat dhe ati publik, për treg të lirë të mallrave dhe të njerëzve, reforma për pensionistët ndihma njerëzve në nevojë.

Kandidati për deputet, Ymer Rugova, tha se si degë janë të mobilizuar që të dalin të parët si koalicion.

“Dega jonë e mobilizuar si asnjëherë më parë që të dalim me shumë suksese. Vetëm rinia jonë duhet ta përkrahim programin e AKR-së se vetëm AKR-ja do ta nxjerr nga kjo gjendje këtë vend. Prizreni do të jetë në rrugëtimin e juaj Behgjet Pacolli ” tha Rugova. /RTKlive

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.