Kosova

Pacolli për aksidentin ku mbet i vdekur një 28 vjeçar: E trishtueshme, kini kujdes ju lutem

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sot në rrugën Malishevë-Rahovec, shkruan Kosova.info.

Ai tha se të zgjohesh me lajmin për një tjetër vdekje në trafik është e trishtueshme.

Ai ka kërkuar që të beht kujdes me shpejtësinë dhe rregullat në trafik.

“Të zgjohesh me lajmin për një tjetër vdekje në trafik është e trishtueshme. Kërkoj nga të gjithë të mbajnë shpejtësinë e lejuar, të respektojnë rregullat dhe mbi të gjitha jetën. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit”, ka shkruar Pacolli.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.