OPINION

Pacolli para se ta sulmoje BE-ne, të kërkojë falje për rrënimin e diplomacisë së Kosovës

Shkruan: Sylë UKSHINI
Pacolli do te ishte shume mire qe ne vend te sulmeve ndaj BE-se, t’i kerkonte falje Kosoves dhe qytetareve te saj per rrënimin që i ka bere MPJ-së, për demet politike dhe financiare qe i ka shkaktuar Kosoves me emerimet e kunderligjshme ne misionet diplomatike dhe konsullore. Ai po ashtu do te ishte mire te tregonte perse ne kohen kur autoritetet e Beogradit intensifikuan agresivitetin diplomatik kunder shtetesise se Kosoves dhe kur Beogradi shfaqte hapur pretendimet territoriale ndaj Kosoves, pse ai nuk beri asnje aktivitet serioz diplomatik, por pa asnje arsyetim politik dhe financiar dhe ne kundershtim me Ligjin per Sherbimin e Jashtem dhe Koventat e Vjenes hapte Konsullata dhe emeronte konsuj.

Pra, para se ta sulmoje BE-ne, Pacolli do te ishte mire te jap shpjegime per keto parregullsi dhe shkelje ligjore dhe me pastaj nese ka kohe, dhe nese i jep rast drejtesia do te ishte mire te merrej me administrimin e kompanise Mabetex.

Pavaresisht çfarë mendon Pacolli, BE dhe SHBA mbeten destinacionin i përhershëm i Kosovës. Po kështu deri më tani donatorët më të mëdhenj kanë mbetur Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta donatorë kanë mbështetur sektorët që janë prioritet për Republikën e Kosovës./ kosova.info