INTERVISTA

Pacolli: Jam më i miri nga ministrat e jashtëm që njoh

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pak çaste më parë ka deklaruar se është më i miri nga të gjithë ministrat e jashtëm që njeh.

Ai i dha këto komente në emisionin ‘Pressing’, ku shpjegoi edhe arsyen përse Kosova nuk ka pasur sukses në njohje nga shtetet e tjera.

“Nuk dua të mburrem, por jam ministri i jashtëm më i mirë nga të gjithë ata që njoh. Gjatë tërë kësaj kohe kam punuar me shumë vullnet, por nuk e kam shfaqur publikisht. Vetëm brenda një viti kam shkuar 5 herë në Afrikë.”

“Situata ka ndryshuar në aspektin gjeopolitik. Para disa viteve, në qytetet afrikane ju mezi keni mundur ta shihni një vinç, kurse tani mund të shihni nga 20-30. Janë kinezët, të cilët kanë marrë në dorë tregun e punës. Po ashtu, shtetet afrikane vazhdimisht po pajisen me armatim rus.”

“Ndikimi i madh kinez dhe ai rus, kanë ndikuar që të mos kemi njohje nga shtetet afrikane. Kosova është shtet i vogël, prandaj, shtetet tjera nuk mund t’i prishin marrëdhëniet me Kinën, Rusinë dhe Serbinë.”

Pacolli po ashtu foli shkurtimisht për deportimin e shtetasve turq, të akuzuar si gylenistë. Sipas tij, ata janë deportuar padrejtësisht dhe Flamur Sefaj ka paguar faturat e tjetërkujt, duke aluduar se përgjegjës për deportimin e tyre është dikush tjetër, emrin e të cilit nuk deshi ta përmendë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.