Kosova

Pacolli hedh poshtë gënjeshtrat e serbëve, Çekia mbështet Kosovën

Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishmë për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare.

Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.