Life Style

Pacolli flet për një vend fantazmë

Ish-ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, ka publikuar një fotografi në rrjetin Instagram nga shtëpia e tij në Lugano të Zvicrës.

Pacolli, në shkrimin e tij thotë se asnjëherë nuk ka ndodhur që shetitorja më e frekuentuar në Lugano të jetë e zbrazur, kjo si pasojë e masave ndaj koronavirusit.


“Asnjëherë nuk ka ndodhur si kjo, i mbyllur në shtëpi, me familje! Shetitorja para shtëpisë time ishte vendi më i frekuentuar në Lugano , gjithmonë,… tre ditët e fundit.. vend fantazmë, “zonë e ndaluar”, askush nuk guxon ta përdorë atë.
Zoti e befte mirë!” ka shkruar Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.