Kosova

Pacolli: AKR ka pësuar nga sinqeriteti im

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se partia e tij ka rënë për shkak se ai është treguar i sinqertë.

“Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim” tha Pacolli

Ai tutje shtoi se për të është më mirë që ka qenë i sinqertë në politikë.

“Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në politikë nuk shkon. Në vetëdijen time, them se të jesh i sinqertë në politikë është kuptimplotë” tha ai.

Tutje shtoi se ai nuk pranon që të gënjejë.

“Unë do të doja të jem gënjeshtar as në politikë. Këto qëndron problemi që të tjerët kanë arritur të kapitalizojnë më mirë” tha ai.

Pacolli gjithashtu shtoi se “Nëse unë kam bërë ndonjë marrëveshje me dikë, unë e kam respektuar atë”. /GazetaExpress/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.