ROZË

Pacienti me koronavirus shpreh mllef ndaj Labit pasi që ky i fundit deklaroi që “ska virus”

Sot janë publikuar pamje dhe rrëfime nga brenda Klinikës Infektive, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve.

Aty u rrëfyen mjekët dhe pacientët, të infektuar me coronavirus.

E njëri ndër pacientët, shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi.

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto… Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient për KP, përcjell Telegrafi.

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia COVID-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.