Kosova

Paçarizi: Nëse Veliu u shkarkua për moskoordinim, do të duhej edhe Reka të shkarkohej

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, tha se kjo qeveri ra për arsye banale.

Ai shtoi se në një vend demokratik nuk mund të kontrollohet çdo deklaratë.

“A është koordinuar Blerim Reka me Kurtin kur tha që do t’i krijohet Serbisë dalje në detin Adriatik? Unë nuk besoj që është koordinuar, Kurti nuk do ta thoshte kurrë një gjë të tillë. Nëse është shkarkuar Veliu për moskoordinim, është dashur pra të shkarkohet edhe ministri Reka” tha Pacarizi.

“Më vjen shumë keq që u prish kjo qeveri sepse ishte një qeveri shumë energjike, e menaxhoi shumë mirë situatën me koronavirusin, një menaxhim që nuk e kemi parë përpara dhe tash kjo qeveri po bije për arsye banale, për çështje konceptuale kjo është e papranueshme për mua”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se është krijuar një situatë ekstreme që kishte zanafillën te gjendja e jashtëzakonshme, në vend se të ishin ulur për të diskutuar, por tani është një situatë krejtësisht të re.

E sipas tij pritet që Kuvendi tani ta votojë mocionin e mosbesimit.

“Aty mund të ndodhë që një pjesë e deputetëve të LDK-së të abstenojnë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.