Pa fitues në Suharekë, Ballkani dhe Llapi luajnë baras në derbin e javës

Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në derbin e xhiros së 26-të në Superligë.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mysafire të cilët pas shtatë minutash lojë rrezikuan të parët.

Ishte Ahmed Januzi që tentoi, por goditja e tij u prit për mrekulli nga Enea Koliçi.

Llapi kishte më shumë nga loja në pjesën e parë, derisa Ergyn Ahmeti gjuajti bukur me volley, por sërish Koliçi ishte në portë.

Arbnor Ramadani ishte lojtari i radhës që rrezikoi për skuadrën mysafire, por sërish portieri vendas bëri mrekulli.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku Gripshi i vendasve kishte rast të mirë kur kaluan një orë lojë, por pa sukses.

Krejt në fund të ndeshjes Ballkani pati mundësi të artë shënimi, por qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi shpëtoi Llapin duke përfunduar ndeshja pa gola 0-0.

Ballkani vazhdon të jetë lider me 52 pikë, një më shumë se Llapi në vendin e dytë.

Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Llapi para adhuruesve të vet pret Lirinë e Prizrenit.

Go to TOP