SPORT

Pa fitues derbi në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, pasi derbi përfundoi 1-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë në “Fadil Vokrri”, Endrit Krasniqi i kaloi bardhekaltrit në epërsi nga një kundërsulm i shpejt.

Prishtina nuk u ndal me kaq, pasi kishte një rast fantastik me anë të Otto John (14’), mirëpo sulmuesit i iku topi nga këmba.

Më pas ishte Drita që kishte një iniciativë të lehtë, por pa arritur të barazonte rezultatin.

Në 45 minutëshin e dytë, Drita ishte disi më kërkuese dhe në minutën e 52-të rrezikoi me anë të Betim Haxhimusës, por Haxho shpëtoi një gol të sigurt.

Endrit Krasniqi (62’) mund të realizonte edhe golin e dytë në këtë takim, pasi gjuajti rrezikshëm, mirëpo që Faton Maloku ishte me fat.

Në minutën e 80-të ndryshoi rrjedha e lojës, shkaku që Drita i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Astrit Fazliut.

Ndeshja më pas shkoi në një ritëm edhe më të lartë të lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas javës së 30-të, Drita vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ndërsa Prishtina në të katërtin me 58 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.