Kosova

Pa Beogradin nuk ka zgjedhje çështja e Kosovës, thotë Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi sot se është e qartë se nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës pa Beogradin dhe një kompromis.

Ai tha se kjo është bërë e ditur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë.

“Fakti qëndron që dje në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku mund të shihen pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës dhe Metohisë nga fuqitë e mëdha, ndarja e madhe se si trajtohet Kosova dhe Metohia, tregon se nuk ka zgjidhje tjetër pa atë për të cilën po flet Presidenti Aleksandar Vuçiq. Kjo është të shkosh në drejtim të një zgjidhje kompromisi, që pa Beogradin nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës”, i tha Petkoviq për RTS-në, transmeton Kosova.info.