SPORT

Pёrfundojnё pjesёt e para, Feronikeli dhe Drenica po fitojnё

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e mbetura të javës së 22-të në Ipko Superligë, me liderin Ballkanin që është duke humbur 1:0 kundër Flamurtarit në kryeqytet.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera që janë duke u zhvilluar sot, kampioni në fuqi Feronikeli po e mund 1:0 Vushtrrinë në Drenas, ndërsa Drenica po fiton 2:1 ndaj Dukagjinit në Skenderaj.

Bashkim Shala e kaloi Flamurtarin në epërsi në minutën e 20-të, në një takim tejet të rëndësishëm për kryeqytetasit në luftë për mbijetesë në ligën elitare kosovare.

Skuadra nga Suhareka e barazoi rezultatin në 1:1, por goli i Dakut u anulua në mënyrë kontroverse, pasi u gjykua të ishte shënuar nga pozita jashtë loje.

Siç qëndrojnë gjërat, Ballkani vazhdon të jetë lider, por vetëm me një pikë më shumë se Drita dhe dy më shumë se Gjilani e Prishtina.

Nëse takimi përfundon kështu, atëherë lufta për titull në Superligë do të bëhet edhe më e nxehtë.

Kështu duket tabela me rezultat aktuale.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.