Kosova

OVL UÇK kërkon sqarime për marrëveshjen Kosovë – Serbi

OVL e UÇK-së përshëndet çdo kontribut nga shtetet aleate dhe organizmat ndërkombëtar që e mbështesin rrumbullakimin e shtetndërtimit të Kosovës. Do të dëshironim të themi kështu edhe për dy angazhimet e fundit në relacionin Kosovë-Serbi të personaliteteve të respektuara, z. Grenell, i ngarkuari i Presidentit të ShBA-së Tramp dhe Borel, përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin ajror në relacionin Prishtinë-Beograd, e po ashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme për hekurudhat dhe autostradat, siç e kemi parë në media, duken të mjegulluara.

Prandaj, OVL UÇK kërkon nga ish Qeveria dhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet e partitë politike, që të sqarojnë publikun se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.